Ashtu sikurse paralajmëroi presidenti Ilir Meta, sot në orën 13:00, shkoi personalisht në ambientet e SPAK për të bërë kallëzimin Penal ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonajn të cilën e akuzon, bashkë me funksionarë të tjerë të lartë, si të përfshirë në veprimtari kriminale në funksion të grushtit të shtetit.
Meta jashtë ambienteve të SPAK tha se kjo është ngjarje shumë e rëndë.
Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në SPAK
“S’ka ngjarje më të rëndë në historinë e vendit. Këto janë fakte tronditëse. Mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është detyrë e presidentit të republikës së Shqipërisë. Ne do të depozitojmë prova të tjera të personave që janë përfshirë. Më 2 Mars të gjithë shqiptarët në Tiranë,” – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post