Duke folur për Mini-Shengenin Ballkanik Rama u shpreh se nuk e di se kush e ka shpikur termin Mini- Shengen. Sipas tij nuk është aspak mini duke bërë sallën të qeshë pasi shton si rajon ballkanasit janë më të gjatët në Europë.
Më tej ai thotë se Shengeni Rajonal është një hapësirë e përbashkët rajonale që është quajtur Shengen pasi koncepton 4 liritë themelore të Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave apo lehtësirave të punësimit dhe heqjen e kufijve.
“Ajo për çfarë nuk bie dakort me Anën (kryeministren serbe) apo ajo apo ai që shpiku këtë Mini- Shengen, jam i sigurt që ka qenë ai, nuk e di ku e ka gjetur këtë Mini- Shengen. Nuk është aspak mini. Ne jemi mesatarisht më të gjatët në Europë si rajon. është rajonale, është një hapësirë e përbashkët rajonale që emërtohet Shengen që për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post