Oerd Bylykbashi pas mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se opozita ka arritur synimet që kishte, identifikimin biometrik dhe financimin e partive.
Bylykbashi tha se në të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri do të ketë identifikim biometrik dhe kushdo sipas tij që tenton të votojë më shumë se një herë, do të identifikohet dhe do ndëshkohet.
“Sot në mbledhjen e Këshillit Politik, diskutuam për identifikim bionmetrik, e cila është cështja kryesore, e asistuar nga partnerët ndërkombëtar, si dhe financimin e partive politike.
Sot diskutuam për të gjetur të gjitha garancitë. Identifikim do jetë në të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri. Kutitë do jenë të mbrojtur nga votat fallco. Kushdo që do guxojë të votojë më shumë se një herë do të identifikohet dhe do ndërshkohet.
Për financimin e partive, në ramë dakord sot për paketën e financimit të tyre. Në këto ndryshime kemi rënë dakord të ketë një reduktim drastik të financimit privat dhe reduktim të shpenëzimeve.
Në kuadër të atij objektivi që kishim arritëm dhe këtë synim që kishin, për të ulur financimin privat”, u shpreh Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në tyrezën e Këshillit Politik.
Diskutime rreth kësaj post