Deputeti i PD-së në parlament, Myslim Murrizi, nuk do votojë marrëveshjen PS-PD-LSI pa futur në të listat e hapura apo kërkesat që ka opozita parlamentare. Ai tha se listat e hapura frenojnë koalicionet parazgjedhore.
“Një mundësi të vetme ka që të mos kalojë në parlament është referendumi. A kanë këllqe këta që të shkojnë te qytetarët. Po kanë këllqe unë u kërkoj falje dhe të shkojmë në referendum. Nuk kanë asnjë votë. Nuk e di ku do e votojnë.
Një mundësi kanë që realisht të tregojmë diçka të shkojnë të referendumi. Kjo është mundësia më ideale.
Rama nuk i ka 84 vota. Këta bëjnë si sharlatanë politikë, që kanë kandiduar 3 vjet në 6 parti, nuk e di. Nëse Rama apo cilido do të trafikojnë votat në Parlament për të ruajtur mostrafikimin e votave te qytetarët është një gjë e pamoralshme që në gjenezë. Nëse e bëjnë, nuk është hera e parë.
Unë i qëndroj fort kauzës time, kërkojmë lista të hapura. Votat ti numërojnë”, u shpreh ai.
“Me lista të hapura, frenohen shumë koalicione parazgjedhore. Unë ftoj publikisht Ramën ne Bashën, shoqërinë civile të bëjmë një kushtetutë për të vendosur gurë themeli. Listat e hapura detyrojnë çdo subjekt të garojë me listat e veta. Unë nuk e di që partitë e vogla. Me lista të hapura nuk ka koalicione parazgjedhore. Unë kam kërkuar këtë sistemin e Kosovës, ky danezi është më i ëmbël”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post