Epidemiologu Taulant Muka ka deklaruar në një status në Facebook se ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale dhe të mos shprehet mbi atë çfarë po ndodh në vend deri në një moment të dytë.
Postimi i Mukës në Facebook:
“Te dashur miq,
Pas postimit te fundit te rektorit te UMT, vendosa te largohem nga rrjetet sociale dhe te mos shprehem per cfare po ndodhe ne vendin tone deri ne nje moment te dyte. Eshte e paimagjunieshme deri ne çfare marrezirash mund te shkoje “elita” jone shqiptare.
Une kam besimin se Covid nuk do jete fundi i demokracise apo i te vertetes, por fundi i kesaj elite pa shtylle kurrizore te ngritur mbi paditurine, paaftesine, korrupsionin dhe hikokrizine! Koha do e tregoje…
Ju uroj te gjitheve nje fundjave te kendshme” – ka shkruar Muka.
Diskutime rreth kësaj post