Një ngjarje e tmerrshme ne mes te detit. Nje “lave bombë”, një copë fluturuese e shkëmbit të shkrirë, goditi një varkë me turiste në oqean pranë ishullit të madh të Hawaiit, duke goditur çatinë e anijes dhe duke plagosur njerëzit në bord.
Sic konfirmon departamenti zjarrfikës i ishullit, te pakten 22 persona u plagosen kur zjarri i laves goditi anijen turistike me 52 persona brenda.
Sipas mjekeve, dhjetë vetë u trajtuan në vend kur varka arriti në Wailoa Harbor, ndërsa pjesa tjetër u dërgua në spital.
Ndërkohë që turistët që donin aventuren me anije kane pare tmerr me sy pasi vetem kete nuk e kishin imagjinuar, pasi kompania që organizoi udhëtimin u kishte premtuar një “përvojë që do tu ndryshonte jetën”.
Nga ana e tij, Departamenti i Tokës dhe Burimeve Natyrore të Hawaii ne deklaraten e bere njoftoi se anija kishte lundruar “jashtë zonës së sigurisë të Gardës Bregdetare të SHBA-së” në momentin që ishte ‘bombarduar’ nga lava.
Kurse, rojet bregdetare per te shmangur probleme te tjera me rrezik per jeten, u kerkojne anijeve te respektojne kufirin e sigurisë prej 300 metrash, e vendosur rreth të gjitha pikave hyrëse të llavës.
Diskutime rreth kësaj post