Në Komisionin e Medias ka pasur një debat të ashpër mes deputetit Luçiano Boçi dhe ministers së Arsimit Nikolla e cila është akuzuar nga deputeti demokrat dhe Partia Demokratike për skandalin e mos shpërndarjes së deftesave për 420 mijë nxënës.
Vetë Nikolla i cilësoi shpifje akuzat e deputetëve demokratë, teksa shtoi se me ta do të përballet në Prokurori.
Por deputeti Luçiano Boçi i është përgjigjur me prova. Ai përgenjështroi ‘live’ në Komision Nikollën, e cila u shpreh se dëftesat me problem nuk ishin shpërndarë në shkolla, dhe se gabimi ishte kapur në kohë.
Deputeti Boçi tregoi dhe një email të nisur nga drejtoria arsimore Durrës drejtuar shkollave ku kërkonte ndërprerjen e plotësimit të dëftesave për shkak të gabimeve deri në riprintimin e tyre dhe ato që janë shpërndarë të rimblidhen.
Diskutime rreth kësaj post