Pas përjashtimit të tij 10 ditë nga Kuvendi, deputeti Kujtim Gjuzi ka zbuluar sot telefonatën e tij me kreun e Parlamentit, Kujtim Gjuzin në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Gjuzi tha se PS duhet ta harrojë mundësinë se mund të kalojë Reformën Zgjedhoren pa votat e opozitës parlamentare, të cilët e mbajtën në këmbë Kuvendin, me pranimin e mandateve.
“Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare.
Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor.
Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2.
Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel”, – deklaroi Gjuzi.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është përgjigjur se nuk ishte vendim i tij po i Byrosë së Kuvendit. Ruçi u shpreh se përjashtimi i tij ishte me 10 ditë por u ul me 4 për shkak se Gjuzi ka kërkuar ndjesë.
“Jam mjek jashtëzakonisht i mirë i politikës. E shikon që je i sëmurë, në këtë aspekt vetëm ndërpret të. Vendimi i përket Byrosë së Kuvendit. Dhe ulja e dënimit pati reflektimin tënd kur kërkove ndjesë, nga 10 u bënë 4 ditë. Edhe sa i përket mazhorancës, mazhorancën e mbajnë në këmbë e veta,” – u shpreh Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post