Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo shprehet se realizimi i detyra të shtëpisë kërkon vullnet politik nga të dyja palët por mazhoranca sipas tij ka treguar se nuk ka vullnet për integrimin.
“Kushtet nuk mund ti plotësojë vetëm mazhoranca apo opozita. Kushtet patjetër duhet ti plotësojnë të gjitha forcat politike mazhorancë dhe opozitë, por përgjegjësia kryesore është e mazhorancës.
Mazhoranca ka treguar se nuk ka vullnet për integrimin e Shqipërisë në BE se po të kishte vullnet nuk do të vepronte ashtu si ka vepruar qoftë me opozitën, qoftë me shqiptarë. Kjo mazhorancë e sotme që e quan veten Rilindje, që nuk është më forcë politike, nuk është më Partia Socialiste se socialist jam unë, kjo është kthyer në një sekt që dita-ditës po i varfëron dhe mjeron shqiptarët”, – tha ai për Ora news.
Diskutime rreth kësaj post