Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale pamje nga rindërtimi i lagjes ‘5 maji’, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Ka publikuar pamjet nga lagjia nr.5 të ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama shkruan se në total lagjia ka 3500 apartamente për 11 mijë banorë dhe 5 objekte publike.
“Lagjia 5 maji në kantierin e Rilindjes pas tërmetit. ***3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”, – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post