Moderatorja e njohur shqiptare, Nevina Shtylla, e cila është shkëputur prej disa muajsh nga ekrani televiziv i ka surprizuar të gjithë teksa u rikthye si pjesë e videoklipit më të ri të Capital T, ‘Buzëqeshje’.
Nevina ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi se si lindi bashkëpunimi me reperin e dashur për publikun.
Ajo ka zbuluar se oferta për të qenë pjesë e klipit ishte nga vetë artisti dhe se e ka pranuar për faktin se vinte në versionin filmik ndërsa shtoi se nuk do e shohim më në projekte muzikore. Gjithashtu Nevina u shpreh gjatë bisedës në studio se me Capital nuk kanë asgjë përtej miqësisë.
“Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë. Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike së më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi.
Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme dhe më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, – tha moderatorja e njohur.
Diskutime rreth kësaj post