• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Nuk ndalet Jode Biden! Amerika rikthehet në marrëveshjen me rëndësi botërore

19 February, 2021
në Botë
0
108
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtetet e Bashkuara iu bashkuan zyrtarisht të premten marrëveshjes së Parisit për klimën, duke ringjallur përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden planifikon shkurtime drastike të emetimit të gazit gjatë tre dekadave të ardhshme.

Shkencëtarët dhe diplomatët e huaj e kanë mirëpritur rikthimin e SHBA-së në traktat.

Prej momentit kur rreth 200 vende nënshkruan paktin e vitit 2015 për të parandaluar ndryshimin katastrofik të klimës, Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që u shkëput prej saj. Ishte ish-Presidenti Donald Trump ai që e ndërmori hapin, me arsyetimin se masat që lidhen me klimën kushtonin shumë.

I dërguari amerikan për klimës John Kerry do të marrë pjesë në një aktivitet virtual të premten për të shënuar rihyrjen e SHBA-së në marrëveshje, përfshirë paraqitjet me ambasadorët e Britanisë, Italisë, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si dhe të dërguarin e OKB-së mbi klimën, Michael Bloomberg.

Zoti Biden ka premtuar një rrugë drejt uljes deri në zero të emetimit të gazrave në atmosferë nga ana e SHBA-së deri në vitin 2050. Shkencëtarët kanë thënë se qëllimi është në përputhje me atë që nevojitet, ndërsa theksojnë gjithashtu se emetimet globale duhet të përgjysmohen deri në vitin 2030 për të parandaluar ndikimet edhe më shkatërruese në ngrohjen klobale.

“Ndryshimi i klimës dhe diplomacia shkencore nuk mund të konsiderohen më kurrë si ‘dytësore’ në diskutimet tona të politikës së jashtme”, – tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.

data-full-width-responsive="true">

“Ajo është jetike në diskutimet tona mbi sigurinë kombëtare, migrimin, përpjekjet ndërkombëtare shëndetësore dhe në diplomacitë tonë ekonomike e bisedimet tregtare”, – shtoi ai.

Zoti Kerry së bashku me këshilltaren e zotit Biden për klimën, Gina McCarthy, po hartojnë rregullore dhe iniciativa stimuluese të reja që synojnë shpejtimin e procesit të kalimit nga lëndët djegëse fosile tek energjia e pastër.

Këto masa do të formojnë shtyllën kurrizore të objektivit të ardhshëm nga Uashingtoni, atë të uljes së emetimeve, i njohur si Kontributi i Përcaktuar Kombëtar, që do të shpallet përpara një takimi të udhëheqësve botërorë mbi klimën më 22 prill, takim i cili do të drejtohet nga Presidenti Biden. Konferenca e ardhshme e OKB-së për klimën do të mbahet në nëntor në Glasgow.

Zoti Biden gjithashtu ka nënshkruar më shumë se 12 urdhra ekzekutivë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ka mobilizuar çdo agjenci federale për të ndihmuar në formësimin e reagimit të qeverisë.

Pavarësisht entuziazmit për kthimin e SHBA-së tek negociatat globale, ekspertët për çështje të klimës thonë se rruga përpara nuk do të jetë e lehtë. Qëllimet e zotit Biden në këtë drejtim përballen me sfida politike në Shtetet e Bashkuara, kundërshtime nga kompanitë e karburanteve fosile dhe disa shqetësime mes udhëheqësve të huaj në lidhje me ndryshimet e vazhdueshme të politikës amerikane mbi klimën.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Inxhinieri i huaj flet shqip, kryeministri Rama i drejtohet me komentin epik: Përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh (VIDEO)

Pasardhëse

‘Ky Edvini s’është ai i PS, po është i PD’, kryeministri Rama publikon foton dhe ironizon keq Lulzim Bashën

Pasardhëse

‘Ky Edvini s'është ai i PS, po është i PD’, kryeministri Rama publikon foton dhe ironizon keq Lulzim Bashën

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

E la me dorën ngritur, vajza injoron keq Veliajn (VIDEO)

Nga lajme9
28 February, 2021
0

Gjatë një takimi me të rinjtë, zhvilluar ditën e sotme, një vajzë nuk ka pranuar që ti japë dorën kryebashkiakut...

Joe Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

28 February, 2021

Pretedente për të kandiduar për deputete, e reja-Ramës: Jeni arrogant

28 February, 2021

Tea turpëron ‘live’ Beartin në Instagram përpara ndjekësve: E kam zënë unë se ky kishte turp

28 February, 2021

Deklarata e fortë e Ina Kollçakut: 100 qytetarë kanë në pronësi gjysmën e Tiranës

28 February, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.