Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vizitat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në Slloveni dhe Kroaci. Rama e ka ironizuar atë përmes fotot që Basha bëri para zgjedhjeve të 2017 me Donald Trump, foto e cila atëherë u aludua se bëri 20 mijë dollarë.
Kryeministri ka shpërndarë në rrjetet sociale postimin e ish-anëtarit kombëtar të PS-së Edvin Kullurit.
“Pasi takoi Trump në 2017, Basha i fitoi zgjedhjet me sukses! Tani që takoi KM e Sllovenisë dhe Kroacisë, fitorja në 25 prill do jetë akoma më e thellë”, – shkruan Kulluri, postimi i të cilit është shpërndarë më pas dhe nga Rama.
Rama shkruan bashkëngjitur fotos: “Ky Edvini s’është ai i PS, po është i PD”.
FOTO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post