Modelja shqiptare Cindy Marina pak ditë më parë ajo ndihmoi të realizohej ndërhyrja për Noemin, vajzën 3 vjeçare që nuk mund të ecte.
Pas dëgjimit të rastit në fjalë, Cindy mblodhi plot 15 mijë euro përmes një platforme online duke plotësuar shumën e nevojshme për kryrjen e operacionit.
Gjatë bisedës në “Ftesë në 5” një videomesazh nga e ëma surprizoi Sindin, e cila nuk e priste aspak që mamaja t’i zbulonte një sekret që shumë pak e dinin.
“Cindy gjithnjë ka qenë kompetitore me vëllezërit e vet, por një sekret i vogël është që Cindy nuk di të këndojë. Që e vogël ajo këndonte nëpër shtëpi por ne i thoshim “Cindy ti mund të bësh çdo gjë, por s’ke zë për të kënduar”. Ajo jo vetëm që s’na dëgjonte, por këndonte dhe më zë më të lartë”, – tregoi ndër të tjera e ëma.
Diskutime rreth kësaj post