Akademiku Gudar Beqiraj ndërroi jetë sot nga një sëmundje e papritur, në moshën 72-vjeçare. Ish-ministrja Lindita Nikolla nuk e beson dot këtë lajm të trishtë.
Ajo kujton edhe telefonatat dhe bisedat plot energji pozitive dhe këshillat e vyera të akademikut Beqiraj.
Postimi i plotë:
“Nje tjeter lajm i trishte Nuk e besoj dot se u largove bash ne diten e lindjes.
Do i mungosh familjes, miqve, shkences dhe sportit.
Do te me mungojne dhe mua i dashur Profesor bisedat mbushur energji pozitive e keshillat e vyera ne dite te mira e me “tallaze”. Do te me mungojne edhe telefonatat per te me njoftuar i pari rekordet e peshengritesve tane qe aq shume i mbetshtete.
I lehte dheu Akademik Gudar Beqiraj!”, shkruan Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post