Nga e hëna, 11 maj, i gjithë vendi përveç bashkive Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, do të jetë zonë e gjelbër. Në zonat e gjelbra do të lejohet qarkullimi me automjete private pa nevojë për autorizim, deri në orën 21:00.
Ndërsa në zonat e kuqe lejohet qarkullimi me autorizim deri në orën 17:30. Këtë e konfirmon edhe kryeministri Rama në rrjetin e tij social kur e pyesin nëse mund të lëvizin në Tiranë pa autorizim.
Rama shprehet se Tirana do të jetë e fundit që do çlirohet duke parë nga rastet.
Replikat
Qytetari: ka mundesi te na sqarosh qarte, A LEJOHET TE LEVIZIM BRENDA TIRANE ME AUTOMJET PRIVAT PA AUTORIZIM?Te lutem se nuk po e kuptojme.
Rama: jo! Ende! e ke lexuar gabim, behej fjale per zonat e gjelberta, Tirana eshte zone e kuqe ende!
Qytetari: Edi Rama ka mundesi qe te levizim nga e hena e ardhshme?
Rama: Do shikojme numrat po Tirana do jete e fundit mesa duket qe do çlirohet.
Diskutime rreth kësaj post