Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim online me kreu e KQZ, Ilirjan Celibashin. Soreca i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë urgjentisht dokumentet biometrike. Mësohet se në fokus të bisedës kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit.
“Shkëmbim i mirë me kreun e KQZ-në Ilirjan Celibashi. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që t’i rinovojnë ato urgjentisht përpara ditës së Zgjedhjeve”, thekson Soreca.
Diskutime rreth kësaj post