Ndërkohë që na ndajnë edhe pak orë nga lënia zyrtarisht e Shtëpisë së Bardhë nga Donald Trump dhe familja e tij, informacione të shumta po qarkullojnë për presidentin në detyrë të SHBA.
Sipas gazetës “Wall Street Journal”, e cila bazohet në burime të afërta me çështjen, Donald Trump po bën përgatitje për formimin e një partie të re politike, madje thuhet se e ka quajtur “Patriot Party”.
Ka shumë aludime mbi të ardhmen e Donald Trump, ku shumë zëra flasin për një rikandidim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nëse Senati nuk vendos për shkarkimin e tij, edhe pse sot ai largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Mirëpo siç duket, Trump po krijon rrugën e tij të pavarur për të kandiduar vetë ose ndonjë prej familjarëve të tij, siç është spekuluar prej kohësh.
Diskutime rreth kësaj post