Turqia ka zbuluar një depozitë të madhe ari që përmban rreth 99 milion ton metal të çmuar, me vlerë rreth gjashtë miliardë dollarë, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia, transmeton InfoShqip.com
Zbulimi pranë qytetit perëndimor të Sogut u njoftua nga Fahrettin Poyraz, i cili drejton sindikatat e kreditit bujqësor dhe kompaninë e plehrave Gubretas të Turqisë.
“Vlen pothuajse gjashtë miliardë dollarë”, i tha Poyraz Anadollit.
Ai theksoi se “brenda dy viteve ari i parë do të minohet dhe do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë turke.” Aksionet e Gubretas janë rritur me gati 10 përqind në Bursën e Stambollit.
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tha në shtator se Turqia theu një rekord vitin e kaluar, duke prodhuar 38 tonë ar.
“Qëllimi ynë për pesë vitet e ardhshme është të prodhojmë 100 tonë ar në vit,” tha Donmez.
Diskutime rreth kësaj post