• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela plas “bombën”: Meta synon të kapë Kushtetuesen siç bëri me gjyqtarët e aferës 700 mijë euro, shkarkimi i tij emergjencë, s’duhet lejuar të shkatërrojë shtetin

15 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka kërkuar shkarkimin me urgjencë të presidenti Ilir Meta, pasi sipas tij, po tenton të fusë në kaos drejtësinë e shtetin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela deklaroi se Meta po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese, njësoj siç bëri me dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që e shpëtuan nga afera korruptive e bllokut 700 mijë euro.

Sipas avokatit, reforma në drejtësi është një kërcënim real për presidentin, i cili sipas tij, po kërkon me çdo mënyrë shkatërrimin e shtetit demokratik.

“Presidenti është në hall. Është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin. Duhet të shkarkohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Bishti i maces së egër duhet prerë me një të rënë dhe jo pjesë-pjesë. Kështu na kanë thënë teoricienët e mëdhenj të shtetit demokratik në kohët moderne. Presidenti do shkarkohet, por ky nuk është fundi i botës. Nuk mund të jetë më President i Republikës në këtë kohë ky individ i papranueshëm për shqiptarët. Në një proces penal do shkojë, por ai mendon se mund të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç bëri me dy gjyqtarët e gjykatës së Lartë, kur pushoi çështjen e 700 mijë eurove korrupsion. Të dy ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sapo të fillojë procesi reformues, duhet të shkojnë nën akuzë, për çlirimin e padrejtë nga akuza të Ilir Metës”, tha Ngjela.

Shkarkimi i Metës

Më tej, avokati shtoi se presidenti prej shumë kohësh ka dëmtuar shoqërinë shqiptare, duke theksuar se mazhoranca duhet të përshpejtojë procedurat për shkarkimin e Metës. Sipas Ngjelës, nëse Kuvendi do e kishte shkarkuar Metën, ky i fundit do të ishte pa forcë juridike për të krijuar këtë ngërç institucional, duke shtuar se zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses nga Kuvendi është mbështetur nga ndërkombëtarët.

“Kjo është e vërteta. Meta nuk shpëton dot, sepse është nga krerët e politikës shqiptare që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare. Tani është në fund. Mazhoranca duhet të operojë menjëherë. Gjykatën Kushtetuese, të rizgjedhur nga Kuvendi, e ka përshëndetur politika e lartë amerikanë. Nga kush mendojnë ta marrin mendimin juridik për këtë çështje institucionet shqiptare? Kurse mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën. Parlamenti duhej ta kishte votuar shkarkimin e tij, sepse ashtu, Meta, do të ishte pa forcë juridike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekadencë morale si Ilir Meta”, u shpreh Ngjela.

Më tej avokati deklaroi se Meta po bllokon Kushtetuesen sepse është në konflikt interesi, duke shtuar se me këto shkelje ai po rëndon më shumë akuzën penale.

“Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit. Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësit e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti. Kurse për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ka konflikt interesi dhe, të gjitha shkeljet që po bën, e rëndojnë edhe më shumë në akuzën penale që po i vjen si proces. Presidenti Meta do të shkarkohet. Kjo është sot praktikë e mbyllur, prandaj ai nuk ka çfarë t’i bëjë dot as Shqipërisë dhe as shqiptarëve”, tha Ngjela.

Paraardhëse

Basha vulos fundin e protestave dhe i jep goditje Berishës: Mënyra e vetme për të larguar qeverinë janë zgjedhjet

Pasardhëse

Vende të lira pune, kryeministri Rama zbulon hapat që duhen ndjekur për të aplikuar: Formë e lehtësuar dhe transparente (VIDEO)

Pasardhëse

Vende të lira pune, kryeministri Rama zbulon hapat që duhen ndjekur për të aplikuar: Formë e lehtësuar dhe transparente (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.