Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm udhëzimet për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e shërbimit civil. Me anë të një videoje në Facebook, kryeministri tregon se fillimisht personi i interesuar duhet të krijojë një profil personal në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike me adresë emaili, duke plotësuar të gjitha të dhënat tuaja.
Videoja udhëzon qytetarët që të kontrollojnë herë pas herë njoftimet në faqen zyrtare për vende vakante dhe të aplikojë në pozicionin që dëshiron.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë videoinformacion mbi formën e lehtësuar, të hapur dhe transparente të aplikimit për tu bërë pjesë e shërbimit civil, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post