Shpallja “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit pritet t’i kushtojë mandatin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha. Të paktën i këtij mendimi është avokat Spartak Ngjela.
Ky i fundit teksa ishte i ftuara në një studio televizive, zbuloi se ish-kryeministri Berisha nuk mund të jetë në Parlament në shtator, sepse sipas tij, nuk e lë ligji i dekriminalizimit. Madje, për të treguara se ka të drejtë, avokat Ngjela citoi nenin 2 të ligjit që e thotë shumë qartë këtë, ndërsa shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i japë mandatin.
“Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament”, – deklaroi ai.
Nga ana tjetër po dje në rrjetet sociale, avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar dje lëvizje të bujshme ndaj të korruptuarve politik. Sipas tij ata mendojnë që kanë rënë në qetësi dhe mund ta ndalojnë luftën antikorrupsion, por në të vërtetë hetimet në nivele të larta po vazhdojnë dhe shumë shpejt do të dëgjojmë emra të rëndësishëm.
“Hetimi i korrupsionit të lartë po vijon. Askush nga të korruptuarit e lartë, drejtorë, ministra e kryeministra nuk e di se çfarë do të ndodhë kur të plasë. Këta ende nuk e besojnë se mund të ndodhë, ndërsa ndonjëri, me mendjelehtësinë e provincialit gënjeshtaro-katundar, mendon se ka forcë kërcënuese kundër hetimit. Asgjë nuk bëjnë dot. Çfarë do të bëjnë të korruptuarit kur të denoncohen publikisht bëmat e tyre vjedhëse? Kur të dëgjohen bëmat korrupsionit të lartë shtetëror, sigurisht që do të ketë revoltë të madhe hakmarrëse në Shqipëri, dhe shteti mund të vendoset në një gjendje shumë të vështirë për t’i mbrojtur, drejt gjyqit”, – nënvizoi ai.
Sipas Ngjelës për pak do të dalin të gjitha pasuritë e vjedhura nga ata, madje janë fakte që duken sheshit dhe do t’i çojnë të korruptuarit drejtë ndëshkimit.
Diskutime rreth kësaj post