Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka thirrur sot në një tryezë të përbashkët krerët e institucioneve të reja, mes tyre Gent Ibrahimi nga KLP, Naureda Nallbani e KLGJ, Arben Kraja nga SPAK, Kryeprokurori Olsian Çela etj.
Gjithashtu e pranishme në takim do jetë edhe ambasadorja Yuri Kim si edhe ambasadori Luigi Soreca,. Ky aktivitet po organizohet në kuadër të 5-vjetorit të Reformës një Drejtësi.
SHBA-BE kanë luajtur një rol thelbësor në miratimin e kësaj reforme me 140 vota të plotë në Kuvend. Kjo tryezë nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Reforma u votua ekzaktësisht në orën 00:46 minuta të 22 korrikut me vendim unanim të Kuvendit të Shqipërisë, pasi pro paketës së ndryshimeve Kushtetuese shkuan 140 vota, aq sa ka anëtarë Kuvendi. Konsensusi për reformën u arrit në mesditë, kur mazhoranca dhe opozita pranuan propozimin e ri të ambasadorëve Lu e Vlahutin, për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP.
Diskutime rreth kësaj post