Ambasadorja Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka falenderuar presidentin Ilir Meta dhe kryetarin Gramoz Ruçi për rihapjen e thirrjes për aplikimet në Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë se disa ditë më parë, ambasadorja Kim takoi dy zyrtarët e lartë të shtetit dhe u bëri apel që Kushtetuesja të ngrihet deri në fund të vitit.
“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që juristët e Shqipërisë t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan Kim në postimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post