Pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur ditët e fundit në vend, deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, senacë e cila do të zhvillohet më 1 tetor.
Maliqi tha se realiteti është i hidhur, pasi nuk është Policia e Shtetit e paaftë përballë krimit, por është krimi i bërë njësh me qeverinë.
“Duke qenë deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare prej 6 vitesh, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, arrij ta njoh situatën e rendit dhe krimnalitetn në detaje, dhe jo më kot javën e kaluar i kam kërkuar interpelancë uregjente ministrit Lleshaj, i cili e ka pranuar më 1 tetor. Unë do pasqyroj një realitet të hidhur për shqiptarët, për t’u bërë të ditur se nuk është Policia e Shtetit e paaftë, por është krimi i bërë njësh me qeverinë, i bërë njësh me drejtuesit politikë të ministrisë së rendit, të cilët kanë marrë peng Policinë e Shtetit, e përdorin psikologjisht dhe i bëjnë presion me vendet e punës”, tha Lefter Maliqi.
Maliqi shprehet se Lleshaj duhet të japë dorëheqjen sepse është i paaftë dhe është përdorur politikisht nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Maliqit, 80% të punonjësve të Policisë së Shtetit janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale.
Diskutime rreth kësaj post