Deputeti Alket Hyseni i ka bërë sfidë të hapur presidentit Ilir Meta lidhur me skandalin e dhënies së nënshtetësive në shkelje të ligjit një prej tyre i dënuari me 30 vite burg.
Hyseni ka deklaruar se nëse Meta provon se ka bërë 419 kërkesa paraprake ndaj institucioneve para se të japë nënshtetësinë, do ti kërkojë atij falje publike.
“Do ti kërkoj Metës publikisht falje nëse rezulton se ai ka bërë paraprakisht 419 kërkesa ndaj shërbimit informativ Shtetëror, atij të ushtrisë, policisë prokurorisë gjykatës. Do ti kërkoj ndjesë publikisht nëse e ka bërë kë edhe pse ligjërisht nuk i takon atij.
Le të jetë e pisët por je e qelbur sepse smë vjen mirë që presidenti i vendit time e ka katandisur vendin në këtë pikë. Unë e bëra sfidën time. Nëse i ka bërë kërkesa paraprake do ti kërkoj falje publike”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post