Sizmologu Rrapo Ormeni tha se tërmeti me magnitudë 7.5 rihter që është paralajmëruar në Turqi, pritet të ndihet edhe në Shqipëri. Sipas Ormenit tërmetet me deri në 6 ballë nuk janë dëmtues, por vetëm frikësues.
“Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë. Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet”, tha Ormeni.
Diskutime rreth kësaj post