Në kohën kur shqiptarët po largohen nga vendi duke e parë emigracionin si mundësinë më të mirë, qeveria shqiptare lehtëson procedurat për marrjen e pasaportës shqiptare nga të huajt.
Qeveria ka vendosur të propozojë një projektligj për mënyrën se si një i huaj mund të përfitoj shtetësinë shqiptare dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda gjatë një interviste për mediat.
“Të gjithë ata shtetas të huaj që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe arrijnë të provojnë që kanë origjinë, por gjithmonë me të paralindurit deri në shkallë të tretë me shtetësi shqiptare, do të mund të fitojnë shtetësinë shqiptare. Ne kemi raste, ka shtetas nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, po ka shqiptarë edhe nga Siria”-tha zv.ministrja e Brendshme.
Tashmë, fëmijët që lindin jashtë Shqipërisë, por që të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare, e fitojnë automatikisht këtë të fundit.
Diskutime rreth kësaj post