Deputetja Rudina Hajdari teksa ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga takimet e saj të përditshme me njerëz të thjeshtë, ngre shqetësimin për ndryshim të klasës politike.
Sipas Rudinës, ka ardhur koha për një ndryshim rrënjësor dhe në Parlament të vijnë njerëz që e duan punën dhe besojnë tek e ardhmja.
Postimi i plotë:
“Faleminderit për mbështetjen!
Nga dhjetëra takimet e përditshme që po zhvilloj kuptoj se mes punëtorit dhe sipërmarrësit, profesorit dhe studentit, fermerit dhe prodhuesit, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve ka një ide përbashkuese.
Jemi të gjithë të lodhur nga kjo klasë politike dhe duam ndryshim.
Ndryshimi është kryefjala!
Sigurisht që ndryshimi nuk vjen lehtë në një vend ku mekanizmi i baltosjes synon të zbehë besimin e të mbjellë dyshimin me qëllim përçarjen dhe sundimin e atyre që kanë 30 vite në krye.
Por ndryshimi është i domosdoshëm dhe mundësohet kur ne bashkohemi.
Përgjatë shtatorit kam takuar mijëra shqiptarë të mrekullueshëm të cilët më kanë mbushur me energji pozitive dhe entuziazem.
Përtej parlamentit ka një Shqipëri e cila beson te puna, te dinjiteti, te ndershmëria dhe idealizmi.
Këtë Shqipëri duhet të sjellim në Parlament.
Kjo Shqipëri duhet përfaqësuar.
Ndaj eja na jep një dorë, mos rri mënjanë”, ka shkruar Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post