Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur at surprizojë në një mënyrë mjaft të veçantë kryeinfermieren e Infektivit, e cila sot feston ditëlindjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka uruar Ana Lucën në emër të të gjithëve për sakrificat që bën çdo ditë duke luftuar në vijën e parë të betejës me COVID-19.
Postimi i plotë:
#EDHE100 ANA
Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.
Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”, ka shkruar kryeministri.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post