Sipas Institutit të Gjeoshkencave nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 20 °C
në vendet malore: 3 / 16 °C
ERA
Nesër era pritet të fryjë e lehtë.
ZJARRET NË PYJE
Dje (dt.04) u regjistruan edhe 2 zjarre të tjerë (4Ha). Rikujtojmë që muaji i kaluar pati 34 zjarre me një total prej rreth 100 Ha.
Sot pasdite (e martë dt.05) dhe nesër (e mërkurë dt.06) qarqet Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin “I MODERUAR” të rrezikut. Ndërsa qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin “I ULËT’’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në sipërfaqe të lokalizuara, qarqet Tiranë dhe Elbasan pritet të arrijnë në nivelin “I MODERUAR”. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.
Diskutime rreth kësaj post