Po qarkullon në media lajmi se moderatorja e dashur e publikut Arbana Osmani braktis në mes të sezonit emisionin e saj ‘Dua të të bëj të lumtur’.
Duket se ky sezon nuk ka ecur mirë për moderatoren e suksesshme si në anë profesionale ashtu edhe në atë private.
Flitet se shkak i largimit të saj ka qenë një sherr mes Arbanës dhe drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.
Burimet jo zyrtare konfirmojnë për një sherr dhe se fati i Arbanës në këtë televizion mbetet i dyshimtë edhe pse moderatorja ka thuajse 2 dekada eksperiencë në Top Channel por arsyet ende nuk dihen./Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post