Mjeku gjinekolog Halim Kosova bën apel për të gjithë që të tregojnë kujdes pasi rreziku i virusit nuk ka kaluar.
“Ne sot nuk jemi në atë situatë si të para disa muajve, tani shumë gjëra janë bërë më të qarta dhe njerëzit janë më të sigurt për atë që duhet të bëjnë por duhet ndërgjegjësim. Të mos mendojnë që ka kaluar rreziku, në momentin që do mendojnë se kemi fituar, ne kemi humbur” tha mjeku Kosova në intervistë për News 24, ku theksoi se edhe personeli shëndetësor duhet të tregojë kujdes.
“Në spitalin infektiv personeli është i përgatitur, por çfarë ndodh tek spitalet e tjera? Tek diabeti? Tek zemra? Gjithë personelet duhet të kenë mbrojtjen se nuk dihet se çfarë të vjen”, tha ai.
Për doktor Halim Kosovën duhet ndjekur shembull Gjermania.
“Po shohim Gjermaninë, që padyshim është lider si e përballoi situatën. Në Gjermani përshembull kush hyn në restorant merren të dhënat. Kjo sepse nëse dikush rezulton pozitiv me koronavirus, atëherë merren kontaktet e afërta”
Diskutime rreth kësaj post