Fjodora Fjora nuk do të jetë më në News 24 me programin e saj “Chic”.
“Jo nuk jemi më në News 24, jemi duke punuar për emisionin tim në një ekran të ri. Do të ketë një format pak më ndryshe. Megjithatë është akoma shpejt për të zbuluar detaje”, tha ajo në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi.
Sipas saj, arsyeja e largimit nuk ka qenë pagesa e ulët.
“Jo nuk kam pasur asnjëherë pagesa qesharake. Do të gënjeja nëse do të thosha jam paguar keq, në të gjitha televizionet që kam punuar në respektin më maksimal dhe ditën që jam larguar prej tyre kam pasur dhe mund të jem konsideruar në pagesat më të mira të tyre televizioneve. Në rastin tim gjithçka që përfundoi me News 24 perfundoi sepse erdhën kohë shumë të çuditshme, pandemia, emisioni im u mbyll në Mars, nuk kishte institucione të artit dhe të kulturës”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post