Gazetari, Blendi Fevziu dhe përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi kanë debatuar me njëri-tjetrin ndërsa po flisnin për listat e hapura.
Debati
Blendi Fevziu: Ma shpjegoni si mësuesi nxënëse, sa më thjeshtë që të kuptohet dhe nga qytetarët.
Oerd Bylykbashi: Duhet të jetë e hapur 100% që votuesi jo vetëm të votojë, por të rendisë kandidatët. Ata janë të renditur në mënyrë alfabetike, nga A te ZH, dhe më pas zgjedhësit votojnë emrin që duan. Kush merr më shumë vota ngjitet sipër kolegut të tij. Nëse emrat janë të renditur në listë, në momentin që ai vë kryqin te kandidati, vota i shkon dhe partisë. Nëse vendos dy kryqe, vota sërish i shkon partisë, vetëm partisë jo një kndidati të veçantë. Kjo mënyrë është më e thjeshtë. I jep mundësi zgjedhjësve të bëjnë renditjen e atyre që janë fitues. Kjo është në 12 qarqe.
Baton Haxhiu: Kur vendosen emrat sipas alfabetit, brenda partisë ekziston mungesë lidershipi, pse rendi albabetik e bën më të thjeshtë për votuesin shqiptar? Kur emrat që kanë më shumë meritë të renditen nga lideri?
Oerd Bylykbashi: Versioni jonë i jep fuqinë zgjedhësit. Janë ata që vendosin sa vota merr secili nga kryetari i partisë te anëtari më i ri.
Blendi Fevziu: Se dinë as vetë ç’a thonë…unë as vetë nuk e kuptoj se çfarë po thoni. Flitet teknikisht dhe jo në parim.
Diskutime rreth kësaj post