Mjekësia shqiptarë ka humbur një ndër figurat e saj me një kontribut të vyer. Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare mjeku i njohur gjirokastrit Kanan Zanaj.
Ai ka shërbyer për afro 50 vite për të gjithë banorët e Gjirokastrës, Labërisë, Lunxhërisë, Dropullit, Zagorisë e shumë zonave të tjera.
Lajmin e trishtë e ka dhënë gazetari Engjëll Serjani përmes një postimi në rrjetet sociale, kuy vlerëson kontributin e tij të madh për komunitetin e Gjirokastrës.
Postimi i plotë i Engjëll Serjanit:
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare KANAN ZANAJ, nje nga pionierët dhe veteranët e shërbimit mjekësor spitalor në Gjirokastër.
Qysh në moshë të re, Kanani zbriti nga Lekdushi, vendlindja e tij n? Kurvelesh dhe u vu tërësisht në shërbim të mjekut të shquar Dr. Vasil Laboviti. Nën kujdesin e doktor Vasilit të Madh, ai fitoi nje eksperience te vyer profesionale mjekesore.
Gjaté gjithë jetes se tij, ai u karakterizua nga perkushtimi ndaj profesionit dhe një shpirti human. Sherbeu si ndihmësmjek dhe drejtues ne spitalin rajonal “Omer Nishani” te Gjirokastrës per rreth 50 vjet.
Kanan Zanaj kujtohet edhe do te mbahet mend gjatë në kujtesen e banoreve te Gjirokastres, Laberise, Lunxherise, Dropullit, Zagorise, si nje engjell mbrojtës, human e i perkushtuar ndaj jetes së pacienteve, nga do qe ishin ata, e çfaredo shtrese shoqerore ti perkisin.
Varrimi i tij kryhet sot, datë 13.11.2020 ora 15 ?? në Gjirokastër.” – shkruhet në njoftim.
Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare KANAN ZANAJ, nje nga pionierët dhe veteranët e…
Posted by Engjell Serjani on Thursday, November 12, 2020
Diskutime rreth kësaj post