Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për luftë në Kosovë ka reaguar ish-kryenegociatorja Edita Tahiri.
Ajo tha se përderisa e gjithë bota e ka mendjen tek pandemia dhe Vuçiqi tek lufta, atëherë e gjithë kjo nuk është e çuditshme duke e marrë parasysh armatosjen e Serbisë nga Rusia.
Tahiri përmes një postimi në Tëitter tha se Perendimorët duhet të alarmohen nga e gjithë kjo.
“Mendja e botës në pandemi, e Serbisë @avucic mendjen në luftëra. Çfarë mendimi barbar! Nuk është e çuditshme duke pasur parasysh që #Russia armatosi #Serbia . Megjithëse ne të gjithë #Perëndimorët duhet të alarmohemi”, – ka shkruar Tahiri.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje ka thënë se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën. Ai e ka përmendur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përkujtuar se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”.
Vuçiq tha se Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por shtoi se nuk do të pajtohet me poshtërim.
Diskutime rreth kësaj post