Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vendosur miratimin e grupeve të numërimit të fletëve të votimit për procesin e 25 prillit.
Mësohet se KQZ ka vendosur që në grupet e numërimit të jenë katër anëtarë, respektivisht; 2 nga PS, një nga PD dhe një nga LSI, ndërsa PDIU nuk do të ketë numërues për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas pak pritet që të merret vendimi për formatin e fletës së votimit të 25 prillit nëse do të jetë me numra sikur e kërkon PS-së apo me emra sikur e pretendon PD-ja.
Diskutime rreth kësaj post