Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama është ndalur në Shkodër, ku ndërsa prezantoi kandidatët për deputetët të PS-së ka sulmuar ashpër kryebashkiaken Voltana Ademi.
“E ndërtuam ne, duke i ardhur rrotull se nuk merrnim dot leje në bashki. Ata duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje. Komunizmi ka vdekur dhe mban peng vetëm Shkodrën, nga këta që e përdorin komunizmin për të marrë peng gjithë Shkodrën.
Nuk mundet dot ti të shkosh të votosh, sikur shkon për të bërtitur në stadium ditën e diel, se të hënën dita vazhdon. Dhe kur ti ja jep votën një idioti, je peng i tij. Shkodra ka mbetur peng e një idiotësie prej 30 vitesh, me idenë se po i reziston komunizmit, që ka vdekur dhe që s’ka asnjë shans të ringjallet, por rri gjallë në formën e fantazmës këtu në Shkodër.
Si prishet fare terezia asaj kryetares së Bashkisë se çfarë ndodh me plehrat. Shkodra është qyteti më i pistë i Shkodrës, ku nuk mblidhen plehrat. Është qyteti me më shumë gropa në vend. Këtu është qytet që ka mbetur ora. Por, punët e veta edhe kryetarja e bashkisë, edhe ata të shpurës së PD, që venë e vinë sa këtu sa në Tiranë për të bërë deputetin e Shkodrës, i kanë në terezi. Lufta që bëjnë sot është prapë për punët e tyre, jo për punët e Shkodrës apo të Shqipërisë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post