• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri Peleshi në Letoni: Do të vijojmë kontributin në misionin e NATO-s në veri të Evropës

5 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vizitës zyrtare në Estoni, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me ftesë të homologut të tij, Artis Pabriks, vijoi vizitën në Letoni. Dy delegacionet zhvilluan një takim miqësor, në të cilin patën mundësinë të ndanin mendimet dhe idetë e tyre për të zhvilluar dhe intensifikuar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ku interes të veçantë përbëjnë fushat e arsimimit ushtarak dhe komunikimit strategjik.

Peleshi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vijueshme që Letonia i ka dhënë Shqipërisë jo vetëm gjatë procesit të anëtarësimit në NATO, por edhe në përpjekjet që vendi ynë po bën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Të dy ministrat vlerësuan kontributet respektive në angazhimet në kuadër të Aleancës si edhe shprehën gatishmërinë për të mbështetur vendimet dhe angazhimet që priten të konfirmohen në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Ministri i Mbrojtjes rikonfirmoi vijimin e prezencës me një togë EOD në Camp Adazi, në kuadër të misionit të NATO-s “enhanced Forward Presence”. Ai falenderoi ministrin Pabriks për të gjithë mbështetjen që pala letoneze i siguron kontingjentit shqiptar, në mënyrë te veçantë gjatë ngjarjes tragjike të ndodhur dy vite më parë ku humbën jetën dy ushtarakë shqiptarë.

Pas takimit në Ministrinë e Mbrojtjes, Peleshi udhëtoi për në Camp Adazi ku u takua me zyrtarët ushtarakë letonezë dhe drejtuesit kanadezë të grup-batalionit. Në takimin me kontingjentin shqiptar, ministri përgëzoi personelin e FARSH në misionin “enhanced Forward Presence” për kontributin në mbrojtjen kolektive, profesionalizmin e tyre si edhe për vlerësimin e lartë që ata kanë tek kolegët e vendeve partnere.

Ministri i Mbrojtjes vendosi një kurorë me lule në memorialin e dëshmorëve të atdheut, major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës dy vjet më parë.

Paraardhëse

Shtohen afrimet Kosovë-Greqi, Dendias vizion Prishtinën dhe shton sinjalet se mund të njihet pavarësia

Pasardhëse

Agjencia APA: BE-ja konfirmon ekzistencën e “non-paper” për ndryshim kufijsh në Ballkan

Pasardhëse

Agjencia APA: BE-ja konfirmon ekzistencën e “non-paper” për ndryshim kufijsh në Ballkan

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.