• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Agjencia APA: BE-ja konfirmon ekzistencën e “non-paper” për ndryshim kufijsh në Ballkan

5 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
88
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilli i Bashkimit Evropian i ka konfirmuar agjencisë austriake të lajmeve APA se ekziston një dokument në lidhje me pretendimin e “non paper” slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sidoqoftë, nga Këshilli i BE-së kanë thënë se dokumenti nuk u bë publik, sepse do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nga Këshilli i BE-së thonë se Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit ‘identifikoi vetëm një dokument’ që plotëson kriteret e përmendura. Këshilli i BE-së e publikoi këtë mesazh në faqen e tij të enjten në mbrëmje”, shkruan 24ur slloven.

Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, ata vendosën të mos lejonin qasjen në dokument, sepse çështja përbën qartësisht përjashtim nga direktiva, sipas së cilës institucionet mund të refuzojnë qasjen në dokumente, zbulimi i të cilave do të ‘rrezikonte interesin publik’, raportojnë mediat e rajonit, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, “non paper’ i pretenduar slloven ngriti shumë pluhur në mes të prillit, si në Ballkan ashtu edhe në Slloveni. Ky dokument jozyrtar, i botuar nga portali “Necenzurisano”, propozon ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Përfundimi i shpërbërjes së Jugosllavisë, ndër të tjera, përfshin ide rreth shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në atë dokument.

Në rajon, ide të tilla janë hedhur poshtë si të rrezikshme, sepse ato mund të çojnë në luftëra të reja. Sipas raporteve të mediave, në përgatitjet për presidencën e Sllovenisë në Këshillin e BE-së, Kryeministri Slloven Janez Jansha gjithashtu ndihmoi në përhapjen e idesë nga ‘non paper’, të cilën ai e mohoi.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, konfirmoi se ai e kishte parë një dokument të tillë dhe e diskutoi atë me kryeministrin slloven Jansha.

Paraardhëse

Ministri Peleshi në Letoni: Do të vijojmë kontributin në misionin e NATO-s në veri të Evropës

Pasardhëse

Aktori i njohur i ‘Portokallisë’, një nga beqarët më të famshëm të momentit tregon se është në prag të martesës, zbardh planet për herë të parë

Pasardhëse

Aktori i njohur i ‘Portokallisë’, një nga beqarët më të famshëm të momentit tregon se është në prag të martesës, zbardh planet për herë të parë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.