Sekretari i Shtetit MikePompeo ka publikuar një video-mesazh, lidhur me pjesëmarrjen në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit. Ai falenderon Shqipërinë dhe shqiptarët për heroizmin e treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pompeo thotë se kjo është mundësi e rëndësishme për homazh ndaj trashëgimisë së Shqipërisë për lirinë dhe harmoninë fetare.
“Përshëndetje të gjithëve. Sekretari i shtetit Mike Pompeo këtu. Jam krenar që iu bashkova Forumit Ballkanik 2020 kundër antisemitizmit. Faleminderit të gjithë heronjve shqiptarë, miq të vërtetë të SHBA-ve, që strehuat hebrenjtë në shtëpitë tuaja. Populli shqiptar refuzoi të japë hebrenjtë te nazistët duke rrezikuar jetën e tyre…”, tha Pompeo.
VIDEO:
Proud to virtually join the 2020 Balkans Forum Against Anti-Semitism in Albania–an important opportunity to pay tribute to Albania’s legacy of religious freedom and harmony and the Balkan region's efforts to combat anti-Semitism. We all share in this responsibility. pic.twitter.com/yNqouH8sPO
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) October 29, 2020
Diskutime rreth kësaj post