Deputeti i PS-së Taulant Balla tha se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka që nën qeverisjen e saj, vendi të integrohet sa më afër BE-së.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim edhe mandatin e tretë. Ne kemi sot të gjitha bashkitë në qarkun e Elbasanit. PS qeveris sot në 60 bashki të vendit, ne jemi pjesë e të majtës europiane, kemi ruajtur natyrën reformiste të Partisë Socialiste.
Partia Socialiste është partia e vetme moderne në vend. Nuk duhet të harrojmë se partia në territor është më e fuqishme me njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria sot është kandidate për të hapur negociatat me BE. Mos të harrojmë se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë, por BE-ja duhet të mbajë fjalën për të hapur negociatat. Misioni historik është që PS të qeveriset nga Edi Rama”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post