Pedagogu i së Drejtës Europiane në Universitetin Warëick të Britanisë, Andi Hoxhaj, deklaroi për ‘Zërin e Amerikës’ se mos-hapja e bisedimeve me Shqipërinë nga Bashkimi Evropian është në një masë të madhe pasojë e rënies së dëshirës në publikun francez dhe gjerman për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.
Zoti Hoxhaj do të publikojë së shpejti librin në anglisht “Politikat e Bashkimit Evropian per luftën kunder korrupsionit”, në të cilin ai i kushton një kapitull korrupsionit në Shqipëri dhe politikave të BE-së për këtë çështje.
Në intervistën që i dha nga studioja e VOA në Nju Jork kolegut Ilir Ikonomi, ai foli edhe për reformën në drejtësi si një mekanizëm me rëndësi për luftën e korrupsionit në Shqipëri dhe parashtroi pikëpamjet e tij si studiues se si mund të realizohet me sukses kjo përpjekje.
Diskutime rreth kësaj post