Ambasadori Agim Nesho ka komentuar deklaratën e fuqishme të kancelares gjermane Merkel, e cila tha se Shqipëria nuk është gati për negociatat.
Nesho tha sonte se: “Ka një ndryshim shumë të madh gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit. Për herë të parë po shohim që qeveria është hapur kundër futjes së Shqipërisë në BE. Të gjithë qeveritë e tjera mund të krijonin hendeqe dhe nuk konkretizonin hapat për hyrjen në BE, kurse qeveria Rama ka kohë që nuk e do këtë gjë.
Arsyeja kryesore është në funksion të pushtetit personal dhe të asaj që Rilindja kërkon të bëjë në Shqipëri.
Kemi parë kushtet që janë vendosur nga Bundestagu gjerman dhe asgjë nuk është bërë. Kjo qeveri jo vetëm që nuk është e aftë dhe në pamundësi për të përmbushur detyrat dhe standardet, por nuk e ka as vullnetin politik.
Kjo ka qenë një nga zgjedhjet e qeverisë për të konsoliduar pushtetin në mënyrë të vazhdueshme,” shtoi Nesho.
Diskutime rreth kësaj post