Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se nëse anëtarët e Partisë Socialiste do të kapeshin pa maska, do të gjobiteshin, njësoj si figurat nga opozita.
Shfaqjen e tij në Kuvend pa maskë, Lleshaj e ka mohuar, duke pretenduar se vetëm në shtëpinë e tij qëndron pa të.
Pjesë nga intervista në AbcNews
Lleshaj: Nëse Veliaj do të sillej si Kryemadhi, do të ballafaqohet me gjobë. Nuk kemi konstatuar ndonjë rast.
Jonida Shehu: Edhe iu keni qenë pa maskë…
Lleshaj: Unë pa maskë? Nuk ka qëllime politike për gjobitjen. Edhe unë po të isha pa maskë të më gjobisnin. E kanë të pamundur që të më kapin pa maskë. I vetmi vend që jam pa maskë është shtëpia ime.
Diskutime rreth kësaj post