Analisti Mentor Nazarko ishte i mendimit se në zgjedhjet e ardhshme duhet një qeveri me bazë të gjerë, ku dy forcat kryesore PS dhe PD qeverisin sëbashku do t’i shërbente interesit kombëtar, por edhe integrimit të Shqipërisë në BE.
“S’jam partizan i teorive konspirative por logjika e shëndoshë, interesi kombëtar në fazën e çeljes së negociatave të çon drejt një qeverisje PS-PD. Shqipëria duhet t’i paraqitet botës me diçka moderne, të dy forcave kryesore që bashkëpunojnë, një qeveri me bazë të gjërë që le institucionet të punojnë i ofron botës një pamje tjetër, jo të asaj që zihen gjelat si gjithmonë.
Kjo duket pamje që kush e njeh Ramën kupton që ai e rishpik veten, mendon shumë për imazhin e tij ndërkombëtar. Unë besoj tek qeverisjet që i lënë institucionet të punojnë. Nga ana tjetër edhe Basha e ka kuptuar që në politikë s’mund të përsërisë Sali Berishën”, tha ai për News24.
Diskutime rreth kësaj post