• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbi 1 ton drogë në Seman, pranga shqiptarit dhe të moshuarit italian

20 September, 2017
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Detaje të reja zbulohen nga policia për drogën e sekuestruar në Seman. Operacioni nisi në mesnatë nga Policia Kufitare Vlorë e Delta Forcë me sinjalizimin e radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë. Në operacion më pas janë përfshirë Roja Bregdetare, GdF-ja, D.V.P.Fier, FNSH Fier dhe D.V.P., Vlorë.

Bllokohet midis plazhit të Semanit dhe Darëzezës, në vendin e quajtur “Kanali i Serës” pranë Hidrovorit të Hoxharës, një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur belg, me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar. Operacioni është zhvilluar në kushte shumë të vështira të motit, ku deti ishte me dallgë 5 – 6 ballë.

Për këtë shkak nga Policia Kufitare dhe Delta Forcë, është kërkuar ndihma e Rojes Bregdetare dhe më pas e GdF-së. Kur personat në velierë kanë parë se në drejtim të tyre po shkonte Roja Bregdetare dhe Policia kanë hedhur lëndë narkotike në det. Personat në velierë janë kapur nga Policia dhe janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë, Fier.
Forcat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me FNSH-në Fier, Delta Forcë e Policisë Kufitare përgjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme, kanë rikuperuar të gjithë sasinë e lëndës narkotike që ishte hedhur në det.

Janë sekuestruar 151 pako të mëdha ku brenda tyre kishte gjithsej 1 191 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit në mjetin lundrues janë gjetur mbetje të lëndës narkotike dy armë gjahu pa leje, dy aparate GPS dhe 1 palë dylbi. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u bë arrestimi i dy personave që u gjetën në bordin e mjetit lundrues dhe konkretisht:

• Veli Ymeraj, 35 vjeç, banues në Fier.
• Ciovanni Palladino, 69 vjeç, banues në Itali.

Veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”. Dyshohet se mjeti lundrues kishte destinacion Italinë. Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe me Policinë Italiane për zbardhjen e plotë të tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Paraardhëse

Tragjedi në Durrës, digjen në banesë trinjakët

Pasardhëse

Merkel del kundër Trump për Korenë e Veriut

Pasardhëse

Merkel del kundër Trump për Korenë e Veriut

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.