Anna Lika është dalluar gjithmonë për humorin që e karakteerizon. Pas përfundmit të spektaklit ‘Gladiatori’, ditën e sotme, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ku ka folur ‘pa doreza’.
Anna është kthyer pas në kohë në fëmijëri dhe ka rrëfyer se një shembull që ka ndjekur kanë qenë tezet e saj, Ingrid dhe Inis Gjoni.
“Kam qenë fëmijë shumë çapkenë. Kam qenë nga ato fëmijë që kur Ingridi nxirrte tavolinat e lagjes unë kërceja se mendoja se e dija shumë mirë. Martohesha dy herë në javë, sa herë ndërroja lagje. Kam fatin e mirë që i kam të dokumentuara, pasi atëherë i xhironim me kamera.” – tha ajo.
Më tej, Ana ka folur edhe për largimin nga Top Channel, duke theksuar se pavarësisht se është aktore nuk e sheh veten në spektaklet e humorit.
“Sepse zgjodhën të bënin një emision tjetër në Top dhe unë nuk e shoh veten në ato lloj formati si spektaklet e humorit. Se unë të gjitha pjesët ku kam marr pjesë kam qenë vetja ime, nuk kam pas një personazh që duhet të isha” – tha Anna Lika.
Diskutime rreth kësaj post