Ish-ministri i Drejtësisë vijon sulmet nga qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Manjani këtë herë ka komentuar intervistën e Ramës për prestigjiozen franceze “Le Monde”, ku thotë që po t’ua kishtë shembur Teatrin parisienëve do ta varnin për mjekre mu në redaksinë e Le Monde.
Statusi i Manjanit:
“Ç’muhabet leshi ky “shkrujti Rama në Le Monde”!
E ça pastaj?!
Shëmbi barbarisht Teatrin Kombëtar të Tiranës e jo të Parisit. Tua kishte bërë parisienëve këtë barbari, do ta varnin për mjekre mu në redaksinë e Le Monde.
Ndërkohë shkeli çdo rregull, normë e moral që fluturoi me charter në kohë izolimi për në Paris. Me ç’para e për ç’arsye u bë ky udhëtim?!
Ky është lajm dhe shqetësim publik.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post